Skip to content
Aktualitet

Procedohet penalisht 36-vjeçarja në Rinas, ja sa paund të padeklaruara iu sekuestruan

· 2 min lexim

Policia Kfitare e Rinasit ka goditur një rast të mosdeklarimit të të hollave në kufi. Mësohet se shtetasja me inicialet N.M., 36-vjeçarja  e cila banonte në Londër, kishte në çantën e saj 10 mijë e 200 paund të cilat nuk i kishte deklaruar sipas rregullave në kufi.

Bëhet me dije se paratë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale nga policia. Gjithashtu bëhet me dije se materialet  i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave ose sendeve me vlerë”.

Njoftimi i policisë:

Goditet një rast i mosdeklarimit të të hollave në kufi. Procedohet penalisht një shtetase. Sekuestrohen 10.200 paund të padeklaruara.

Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si rezultat i kontrolleve të shtuara bazuar edhe në analizën e riskut, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, është ndaluar për kontroll shtetasja N. M, 36 vjeçe, banuese në Londër.

Gjatë kontrollit të ushtruar në çantën e dorës iu gjetën 10.200 paund të padeklaruara, sasi e cila iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave ose sendeve me vlerë”.