Mesditën e sotme është regjistruar një aksident në Fushë-Krujë, ku dhe është plagosur 18-vjeçari i cili ishte drejtues i mjetit.
Mësohet se shtetasi me inicialet R.T., 18-vjeç, i cili ka qenë duke drejtuar mjetin tip “Golf”, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.” Më datë 04.10.2021, rreth orës 12:20, në Fushë-Krujë, shtetasi R. P., 18 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Golf” ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. 18-vjeçari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.
Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se i riu është transportuar në spital. Mësohet se i riu është jashtë rrezikut për jetën. Sipas informacioneve zyrtare ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:20.
Mësohet se në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë
Krujë/Informacion paraprak
Më datë 04.10.2021, rreth orës 12:20, në Fushë-Krujë, shtetasi R. P., 18 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Golf” ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. 18-vjeçari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet ne vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Kujtojmë se edhe pse janë shtuar kontrollet e policisë në akset kryesore të vendit, në mënyrë që të parandalojnë aksidentet apo shkelësit e Kodit Rrugor, sërish janë regjistruar çdo ditë aksidente.