Raporti i Donaldit me Semin ka tërhequr vëmendjen e publikut, por edhe të banorëve, të cilët së fundmi kanë komentuar këtë afrimitet mes tyre.
Iliri, Fifi, Arditi dhe Paloma në dhomën e dënimeve kanë komentuar sërish sjelljen e Donaldit, por nuk kanë lënë pas as atë të Semit në lidhje me aktorin e humorit. Sipas banorëve, marrëdhënia me Donaldin do ta penalizojë Semin. Ato thonë se këngëtarja është gjithë kohës pas Donaldit dhe është e përqendruar vetëm te ai.
Pjesë nga biseda:
Paloma: Semi deri diku rri aty, mbyllet në atë strofullën e vet me Donaldin edhe s’…
Arditi: Ka për ta penalizuar Semin kjo marrëdhënia me Donaldin, shumë. Ka për të penalizuar se është shumë e përqendruar vetëm te Donaldi.
Paloma: Vetëm Donaldi, rri aty te strofulla e Donaldit, ku është Donaldi, mbrapa Donaldit…
Kujtojmë se në një bisedë të zhvilluar më herët, Semi u ka bërë të qartë se me Donaldin kanë raport shoqëror që nga jashtë.
Po ashtu, në pyetjet që Paloma i ka drejtuar Donaldit, Semi “ka nxjerrë thonjtë” dhe i është kundërpërgjigjur konkurrentes duke mbrojtur shoqen e saj të ngushtë.
Pjesë nga biseda:
Paloma: Familja jote e ka problem që ti të qëndrosh me një femër të martuar?
Donaldi: Të martuar?
Semi: S’ka qenë e martuar.
Paloma: Me fëmi?
Donaldi: Jo, asnjëherë. Ata duan që unë të jem i lumtur. Dhe kur unë jam i lumtur, janë edhe ata.
Semi: Ai ka ndejt 3 vjet me atë, si mund ta kishte për ters?
Paloma: Arsyeja e ndarjes së asaj vajzës (Borës) nga partneri që kishte…
Donaldi: Isha unë?…
Semi: Ohoo jo.
Donaldi: Jo, nuk isha unë.
Semi: Jo moj shoqe, ti se dike historinë fare, mos flit kot. Ajo është ndarë vite përpara.
Paloma: He mi se s’ka 100 vjet që është ndarë se….
Semi: Ka, ka.
Semi: E ka çunin në klasë të parë ajo oj shoqe!
Monika: Unë për shembull mendova se ju të dy jeni njohur që nga jashtë dhe do të përjetojnë dashuri, thashë unë.
Semi: Po jo mi, ne dukeshim që s’ishim ashtu…Dukeshim po them…dukemi që s’jemi ashtu. Unë e kam kiminë me këtë robin, por e kam që nga jashtë, shoqëri, tjetër lidhje.