Pas incidentit të ndodhur dje në Durrës me një grup studentësh, pjesëtarë të strukturave të të rinjve të PD-së ka reaguar ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj.
Lleshaj në një status në facebook, i quan ithtarë të Haxhi Miletit, personazh me të cilit i referohet ish-kryeministrit Sali Berisha që komentoi dje vizitën e ministrit në Durrës.
Statusi i Lleshaj
Haxhi Mileti, që ndryshe njihet dhe si Sjellësi i Fatkeqësisë, qenka mërzitur nga takimet e mija me studentët në Durrës. Tre fatkeqe nga prodhimi i tij, në rrugë dhe jo studente, janë një dëshmi e mjerë se si mund të tjetërsohet një i ri kur bëhet ithtar i H. Miletit. Dje kisha një ditë shumë të bukur në Durrës 📚👩🎓👨🎓