Skip to content
Të Gjitha

Ekzekutimi i Jurgen Kurtit/ Bashkëshortja e tregtarit: Më kanë mbajtur në komisariat, s’kam lidhje, dua drejtësi!

· 2 min lexim

Me ekzekutimin e Jurgen Kurtit, sigurisht që do të merreshin në pyetje edhe personat e mundshëm që mund ta kishin urdhëruar këtë atentat dhe ndër të dyshuarit ka qenë edhe bashkëshortja e tregtarit të vrarë në Durrës, Vjollca Arapi.

Nga studio e “Dritare me Rudinën”, Vjollca ka thënë edhe një herë tjetër se familja e saj nuk ka asnjë lidhje me vrasjen e Kurtit.

Ajo ka thënë se nuk donte që ta shihte të vrarë, por pas hekurave për krimin që ai kishte bërë.

Gjatë fjalës së saj Vjollca Arapi ka thënë se policët i kanë trokitur mbrëmë në shtëpi dhe e kanë mbajtur në komisariat deri në orët e para të ditës së sotme duke i bërë gjithë verifikimet e mundshme.

“Pas ngjarjes mbrëmë më ka ardhur policia dhe më kanë marrë në shtëpi, bënë ato investigimet e veta, më mbajtën aty deri në 4 e 30 të mëngjesit. Nuk jam edhe mirë me shëndet se para një jave kam pësuar një para infarkt. Më dhimbset ai që vdiq edhe pse ishte autori i vdekjes së burrit tim. Unë kam kërkuar gjithmonë drejtësi, jo vdekjen e atij. Jam e lemeritur kur dëgjova të bërtiturat e nënës së tij, kërkoja drejtësi, jo vdekjen e tij. Unë të drejtën time do ta kërkoj deri në fund sepse nuk i kishim faj. Nëse do ishte në burg kur vrau babën e vetë tani burri im do ishte gjallë”,- tha ajo.