Denoncimi i bërë nga banorët e Astirit ka qenë relativisht i rëndë dhe zv. Ministri i Brendshëm, Besfort Llamallari ka dhënë përgjigjen e tij për këtë çështje.
Nga studio e “Dritare me Rudinën”, Llamallari ka thënë se policia nuk fshihet gjatë kohës që banorët protestojnë dhe nuk i kanë penguar asnjëherë, pasi sipas tij ka ikur koha e Lazaratit dhe Dukagjinit.
Ai thotë se për sa i përket ligjshmërisë, vetëm ligji mund ta përcaktojë si kryhet një protestë, ndërsa policia ka të drejtën për mbarëvajtjen e protestës, pavarësisht se është politike.
“Gazetari tha se policët janë fshehur. Nuk kanë si të fshihen se është detyrim ligjor. Ka ikur koha ku Policia e Shtetit nuk mund të hynte në një zonë, si në Lazarat apo Dukagjin.
Publiku, zonja Xhunga duhet të dijë se kur ky zotëria ishte ministër i Brendshëm, ishte periudha ku hashashi pësoi bumin më të madh.
Në përudhen ku ishte ministër në shtator 2009 prill 2011, përsa i përket burimeve burimore në Policinë e Shtetit i mungonte transparenca. Tani po tregon si policia fshihet”, u shpreh Llamallari.