Mbrëmja e sotme ka sjellë tension mes banorëve të Astirit dhe efektivëve të policisë.
Ashtu si çdo mbrëmje tashmë nga ora 18:00 deri në orën 19:00, banorët e Astirit bllokojnë të dyja akset e “Unazës së Re” dhe protestojnë, mirëpo sot prezenca e lartë e policisë ka bërë që kjo protestë të zgjatet.
Protestuesit i kanë bërë thirrje ambasadorëve dhe përfaqësuesve të opozitës që të gjenden pranë tyre, pasi ndihen të kërcënuar për shkak të njoftimeve se policia do të tentojë të mësyjë mbi banorët nëse nuk prishët protesta.
Pasi ka dëgjuar këto thirrje, kreu i PD-së, Lulzim Basha është nisur drejt Unazës së Re, ku njoftohet se nuk ka vetëm forca të shtuara policore, por edhe prani të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë.
Nga ajo që është transmetuar nga banorët, mbrëmjen e sotme ata janë ata janë rrethuar nga një numër i madh policësh të cilët nuk i kanë lejuar të bllokojnë të dy akset e Unazës, gjë që ka sjellë edhe tensionet e para konkrete mes protestuesve dhe policisë.