Skip to content
Të Gjitha

PD shpërthen me kritika ndaj ambasadorit të OSBE: Kemi dëgjuar shumë deklarata, por nuk duhet merret seriozisht

· 2 min lexim

Mesa duket Partia Demokratike i ka prishur marrëdhëniet me ndërkombëtarët dhe këtë ka filluar ta shprehë hapur.

Ka qenë anëtar i kryesisë së PD-së, Eno Bozdo ai që nuk është kursyer ndaj ambasadorit të OSBE-së , Bernard Borchardt. Bozdo ka bërë një reagim të ashpër ndaj deklaratës së ambasadorit, ku ky i fundit ka thënë se edhe nëse opozita nuk merr pjesë në zgjedhje, ato do të njihen.

Kaq ka mjaftuar që anëtari i kryesisë së PD-së të shprehet se Borchardt nuk duhet të merret seriozisht, pasi ka treguar edhe nga deklaratat e mëparshme se nuk është aspak serioz.

“Kështu është shprehur Borchardt edhe dy vite më parë kur deklaroi se ka 2 mld euro që vijnë nga qarkullimi i krimit të organizuar. Është e kuptueshme që zotëria këto 2 mld euro i asocionet me qeverinë e Edi Ramës. Kështu kemi dëgjuar dhe deklarata të tjerë, nuk janë për tu marrë seriozisht përsa kohë zotëria vetë nuk është serioz me veten”, ka thënë Bozdo.

Nga studio e RTV Ora, ai gjithashtu ka folur edhe për opozitën e re, ku ka thënë se deklaratat se po punohet me opozitën e re, nuk janë gjë tjetër vese tallje e Ramës.