Dhjetëra qytetarë janë mbledhur ditën e sotme përballë kryeministrisë për të protestuar kundër rritjes së çmimeve, edhe pse kushtet atmosferike nuk kanë qenë fort të favorshme. Ata janë shprehur se do të vazhdojnë të protestojnë derisa gjithë pikat që ata kanë kërkuar të plotësohen, ndërsa thanë sërish se çmimet e shportës janë rritur dhe kjo ndikon në jetën e çdo shqiptari.
Janë dhe kushtet atmosferike që kanë ndikuar, por plus është dhe herët. Shpresoj që të bashkohen. Një ndër pikat që mendojmë që u reflektua është çmimi i energjisë elektrike. Ne protestojmë për ushqimet e shportës që janë rritur të gjitha. Për nivelin e çmimit të karburanteve. Këto janë pikat kryesore që ndikojnë në jetën e çdo shqiptari. Ja kur jemi sot në orën 17:00 dhe këto do të vijojnë deri në atë pikë, kur do të plotësohen pikat tona”, ka thënë një nga protestuesit.
Ndërkohë, një tjetër qytetar ka krahasuar çmimet në vendet e tjera të rajonit dhe ka thënë se taksa për ushqimet është dukshëm më e ulët se në vendin tonë.
“Ne kishim tre kërkesa. Një kishte të bënte me ushqimet, energjinë, naftën dhe gazin. Kryeministri reflektoi për pikën e dytë, por nuk ka thënë asgjë për ushqimet tjera që janë rritur, buka, qumështi dhe veza. Maqedonia e ka 5% taksën për ushqimet, Kosova 10% dhe vetëm ne e kemi 20%”, ka thënë ai.