Një tjetër kandidate nga listat e LSI ka dorëzuar formularin e dekriminalizimit në KQZ për marrjen e mandatit.
Enada Koçiraj, pjesë e listës së LSI në qarkun e Vlorës është kandidatja që kërkon mandatin.
Ajo ishte e treta në listën e Vlorës dhe do të zëvendësojë ish- deputetin Shezai Rrokaj.
Ajo është kandidatja e dhjetë nga radhët e LSI që kërkon të marrë mandatin e deputetit pas djegies së mandateve nga opozita.
Deri më tani janë 17 kandidatë në total nga opozita e re që kërkojnë mandatin e deputetit, ndërsa 4 prej tyre janë betuar në Kuvend dhe të tjerët janë në proces.