Kryeprokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku nga Vlora tha se qyteti bregdetar është një zonë me kriminalitet të lartë.
Ajo apeloi për një bashkëpunim të thellë mes organeve ligjzbatuese me qëllim zbulimin e ngjarjeve që janë ende ‘enigmë’ për drejtësinë shqiptare.
Pas Vlorës, Arta Marku nesër do të jetë në qytetin e Gjirokastrës.
Kryeprokurorja pohoi se ‘togat e zeza’ duhet të vijojnë me përkushtim dhe vendosmëri duke mos u intimiduar nga askush në çështjet që kanë në proces hetimi dhe gjykimi.
“Vlora është një qytet me kriminalitet të lartë . Disa ngjarje në Vlorë janë ende të pazbuluara. Momenti të analizojmë se çfarë kemi bërë. Duhet bashkëpunim me policinë dhe organet kompetente. Do vijë momenti që çdo gjyqtar do mbajë kostot e dështimit. Mos u intimidoni nga askush. Punoni me përkushtim e vendosmëri”- tha Marku.