Kryeministri i vendit Edi Rama doli ditën e sotme në një deklaratë të jashtëzakonshme ku propozoi masat e reja për të parandaluar krizën energjetike që mund të pasoj vendin tonë.
Në fjalën e tij ai njoftoi se do të akordojë një borxh për sektorin e energjisë elektrike në vlerën e 200 milionë euro. Ky borxh sipas tij supozohet të merret për të financuar importet e shtrenjta të energjisë, në mënyrë që çmimi i energjisë për konsumatorin të mos ndryshojë.
“Nuk ka rritje të energjisë për familjarët, gjithashtu nuk do të ketë kufizime. Faza agresive deri në verën e ardhshme, po përgatitemi dhe me një konsultim kombëtar brenda këtij viti ku do të kërkojmë mendimin tuaj për këtë çështje, se ne këtu jemi për njëri tjetrin, edhe pse mund të kemi opinione të ndryshme, dallimi mes përplasjes së opinioneve të politikanëve, ta kthejmë në një avantazh, mirësi kombëtare duke e kthyer ballafaqimin në një burim për vendimmarrje. Janë 3 pika. E para garantimi i furnizimit të energjisë elektrike pa të gjithë, Mbrojtjen e familjes dhe biznesin e vogël nga rritja e energjisë ; garantimi i fondit likuid për ndëveprimin e tregun. 100 mln euro për kompaninë për shpërndarjen dhe 100 mln tjetër për të siguruar pikën 1 dhe pikën 2”, tha Rama.
Fjalimi që mbajti ditën e sotme kryeministri Edi Rama tregoi qartë se sistemi energjetik menaxhohet politikisht dhe se Enti Rregullator i Energjisë, nuk duket se është tamam një institucion i pavarur.
Kryeministri i cili u përpoq sërish të mbrojë reputacionin e tij duke paraqitur ditën e sotme përball qytetarëve një numër tabelash krahasuese ku tregoheshin edhe rritja e pagave, pensioneve etje, ky veprim i tij erdhi pas sulmeve që pati nga qytetarë, opozita dhe persona të niveleve të ndryshme për atë që ai deklaroi, pra krizën energjetike që do të mbërthente vendin tonë.
Rama ka mbrojtur bindshëm reformën e vitit 2015 dhe duke pretenduar se me këtë ka shpëtuar vendin nga një krizë që mund të ishte si ajo e 1997 sipas tij.
Ai filloi të mburrte bëmat e tij, por pyetjes se pse humbjet në sektorin e energjisë janë sot 21% ose 1 miliardë kwh më shumë në vit se sa duhej të ishin në rast se reforma do të realizonte objektivat që vetë qeveria e tij i kishte vënë vetes, nuk iu përgjigj.
Më tej Rama duke iu referuar çmimit aktual që paguajnë familjet shqiptare i cili është 9.5 lekë pa TVSH, pa u mbështetur në asnjë fakt deklaroi pa iu dridhur qerpiku se “çmimi është nën kosto”.
“Ky është një çmim nën koston e prodhimit që është mbajtur i pandryshuar pikërisht për të mbrojtur njerëzit në nevojë,” deklaroi Rama.
Nga kjo deklaratë u nënkuptua se në këtë mënyrë kuadri ligjor aktual, i cili ka një ent të pavarur si qeverisës të sektorit të energjisë elektrike dhe gazit dhe që imponon menaxhimin e sistemit sipas parimeve ekonomike dhe jo sipas prioriteteve politike të tij, në fakt nuk ekziston si i tillë.
Po ashtu disa ditë më parë Rama premtoi se nuk do t’i rrisë çmimet e energjisë elektrike, por në vendet normale dhe shtetet ku sundon ligji, vendimet nuk merren nga kryeministri por nga Bordi i Entit Rregullator të Energjisë.
Sjellim në vëmendje se Rama deklaroi se vendi gjendet në krizë energjetike të dielën e kaluar në një fjalim që mbajti pas thirrjes që bëri konfindustri.