Kryeministri Edi Rama ka thënë se nëse dimri do të ishte pa drita, atëherë do i kishte rënë shkurt dhe do të thoshte se lajmet do të jepen vetëm në orën 15:00 dhe në orën 19:00 do të jetë errësirë.
Ai përdori metaforën e “shtëpisë së madhe” dhe nuk kërkoi që dikush t’i qajë atij hallin. Rama përmendi sërish vendet e tjera që preken nga kriza, duke u ndalur veçanërisht te Britania e Madhe, që sipas tij është duke kërkuar një plan kufizimesh; dhe Italia, për të cilën tha se çmimi i energjisë elektrike nuk është real, pasi një pjesë e subvencionon shteti.
“Nëse do të ishte dimër pa drita do i kishim rënë shkurt; bëhuni gati. Lajmet vetëm në orën 3 dhe në 7 errësirë dhe s’do të diskutonim këtu. Po diskutojmë që të mbrojmë konsumatorët që të mbrohen nga furtuna. Mbyllja e dritave do të ishte kollaj fare. S’po kërkoj që dikush të më qajë hallin mua, por po kërkoj që të vendoseni në vend të shtëpisë së madhe. Sot Britania e Madhe po kërkon një plan kufizimesh. 40% e ka rritur çmimin Italia në faturë. Kryeministri italian tha; ky nuk është çmimi real, një pjesë e subvencionin shteti”, ka thënë kryeministri Rama.