Ministrja e Ekonosmisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj ka thënë pas mbledhjes së qeverisë së është shtyrë afati për abztimin e programit të punësimit të atyre që humbën vendin e punës si pasojë e pandemisë së koronavirusit. Ibrahimaj ka bërë me dije se se afatet janë shtyrë deri në vitin 2023.
‘Sot u miratua një ndryshim në një vendim të mëparshëm, që përcakton kriteret dhe rregullat për zbatimin e programeve të nxitjes së punësimit, për ata që mbetën pa punë si pasojë e Covid-19. Përmes këtij ndryshimi, ne shtyjmë afatin e zbatimit të programit deri në vitin 2023. Qeveria mori disa masa për mbështetjen e të punësuarve dhe të atyre që dolën nga tregu i punës”, tha ministrja.
Ajo foli edhe për rritjen e çmimit të energjisë si pasojë krizës, duke thënë se ende nuk ka ndodhur në Shqipëri.. ibrahimaj bëri me dije se brenda kësaj jave do të ketë informacion mbi nevojat dhe masat që do të merren me qëllim përballimin e krizës.
Në Shqipëri nuk është përcjellë ende rritje e çmimit. Ne jemi duke vëzhguar. Paketa e cila do të prezantohet do të marrë parasysh si efektet direket dhe ato indirekte. Kjo nuk asnjë korrelacion ekonomik me projektin e amnistisë fiskale. Ministrja e Energjitikës është duke punuar me kompanitë në varësi të saj që të bëjë një planifikim sa më të qartë. Në një dalje brenda kësaj jave do të merrni informacion mbi të gjitha nevojat dhe masat që do të marrim me qëllim që të përballojmë këtë krizë që do të impaktojë jo vetëm në buxhetin e këtij viti, por dhe në atë të vitit 2022”, tha Ibrahimaj.