Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian për Politikën e Jashtme, Josep Borrell ka deklaruar se bashkëpunimi me SHBA-të për marrëveshjen e targave Kosovë-Serbi, ka qenë shumë i mirë.
Në fjalën e tij para anëtarëve të Parlamentit Europian, Borrell falenderoi të dërguarin e SHBA-ve Gabriel Escobar, për rolin që pati në zgjidhjen e krizës që u krijua në veri të Kosovës.
“Në Ballkanin Perëndimor, më duhet të them se bashkëpunimi ynë me Shtetet e Bashkuara është shumë më i mirë. Për krizën e fundit midis Kosovës dhe Serbisë e cila është zgjidhur falë punës së mirë të të Dërguarit tonë Special, Miroslav Lajçak më duhet të them se bashkëpunimi ynë me të dërguarin e Shteteve të Bashkuara ka qenë shumë pozitiv”, ka thënë Borrell.
Ai shtoi se marrdhënia me SHBA-të është shtylla më e fortë e lirisë dhe prosperitetit, ndërsa tha se duhet vazhduar me ndërtimin e saj, e njëkohësisht me ndërtimin e autonomisë në BE,
“Marrëdhënia jonë me Shtetet e Bashkuara është, sigurisht, shtylla më e fortë e lirisë dhe prosperitetit tonë. Ne duhet të vazhdojmë ta ndërtojmë atë, por në të njëjtën kohë, ne duhet të vazhdojmë të ndërtojmë autonominë tonë, sepse interesat tona nuk do të përputhen gjithmonë saktësisht”, ka thënë Borrell.
US remains closest and most important EU partner; transatlantic foreign policy coordination is key for stable, prosperous & democratic world.
Strengthening our relationship includes EU to be ready to autonomously shoulder more of the burden@Europarl_EN https://t.co/SnTDicWJuR pic.twitter.com/E6SxdfjjAq— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) October 5, 2021