Kryetarja e Komisionit të Shëndetësisë, ka thënë se qeveia ka manipuluarshifrat për vaksinimet në vend. Vokshi ka treguar statistikat zyrtare ndërkombëtare të çertifikuara, sipas të cilave Shqipëria është e parafundit në rajon për vaksinimin me dt doza.
“I është dërguar një material Komisionit të Shëndetësisë me shifra të manipuluara, pasi thuhet që keni një mbulesë vaksinale me të paktën 43.8% me të paktën 1 dozë dhe 37.18% me të dyja dozat. Po ju tregoj statistikat zyrtare ndërkombëtare të çertifikuara ku Shqipëria me 805 mijë doza me të dyja dozat është 23.8%, Serbia me 41.8, Mali i Zi me 34.6%, Kosova me 30.2%, Maqedonia e Veriut 35.1%, Bosnje Hercegovina është me numrin më të ulët, pra jemi të parafundit në rajon. Nuk po e krahasoj me vendet e BE-së”, tha Vokshi.
Ajo ka përmendur edhe shkeljet e kryera gjatë fushatës, duke thënë ministrja Manastiriliu shkonte nëoër shtëpi dhe jepte legalizime elektorale. Vokshi tha gjithashtu se gjysma e stafit të ministres janë patronazhistë
Meqëse përmendët fushatën. Po ju jap fakte që kush ka shkelur ligjin per fushatën elektorale. Ju i keni humbur gjyqet politike. Kush e ka shkelur ligjin dhe kush ka përhapur pandemi? Ministrja shkonte shtëpi më shtëpi dhe jepte legalizime elektorale. Gjysma e stafit te saj janë patronazhistë. Shikoni skemën qe ka ngritur të patronazhimit. 674 patronazhiste ka pasur ministrja e Shëndetësise. 50 mijë të patronazhuar nga ministrja. Çështja është në SPAK dhe gjithmonë e në çdo mbledhje do te flas derisa të hetohet kjo çështje sepse ka kryer krime. Në vend që të rrinte mbi kokë vaksinimit, kryente krime elektroale. Ja ku e keni sistemin e patronazhimit, hynte shtëpi me shtëpi dhe ka shkuar ne mes te natës me legalizime lektorale, me sistem patronazhimi.
70 patronazhistë nëpunës që janë marrë me krime elektorale. Jane 70 patronazhistë, do t’i them emër me emër. Këto përcillnin virusin shtëpi më shtëpi. 50 mijë patronazhistë. Ju jeni maxhorancë ilegjitime. Ministrja nuk duhet të ishte këtu sot duhet të ishte dorëhequr. Është përgjegjësja kryesore që kemi nivelin më të lartë të vdekshmerisë. Edi Rama dhe Ogerta Manasitrliu janë përgjegjës. Çonte kura, tamponë dhe legalizme falas ne 22.00 te natës”, ka thënë Vokshi në mbledhjen e Komisionit të Shëndetësisë.