Tre nga rrjetet sociale më të përdorura në botë, ‘Facebook’, Instagram’ dhe ‘Whatsapp’ ranë të gjitha rreth orës pesë të pasdites. Të treja aplikacionet, në pronësi të ‘Facebook’, ndaluan së punuari njëkohësisht. Të tjera aplikacione që, si Facebook ëorkplace, ndaluan gjithashtu së punuari.
Ndërkohë, ‘Whatsapp ka deklaruar se po punon për t’i kthyer gjërat në normalitet.
“Ne jemi të vetëdijshëm se disa njerëz po përjetojnë probleme me WhatsApp për momentin. Ne po punojmë për t’i kthyer gjërat në normalitet dhe do të dërgojmë një përditësim këtu sa më shpejt të jetë e mundur”, thuhet në një deklaratë.
Po ashtu nga ‘Facebook” kanë thënë se janë të vetëdijshëm për problemin dhe po punojnë për ta zgjidhur.
“Ne jemi të vetëdijshëm se disa njerëz kanë probleme me qasjen në aplikacionet dhe produktet tona. Ne po punojmë që gjërat të kthehen në normale sa më shpejt të jetë e mundur, dhe kërkojmë ndjesë për çdo shqetësim”, thuhet në deklaratën e shefit ekzekutivi të komunikimit në Facebook, Andy Stone
Kujtojmë që në vitin 2019, “Facebook” pësoi ndërprerjen e saj më të madhe ndër vite. Për këtë u deklarua se ishte një problem i shkaktuar gjatë “operacioneve të mirëmbajtjes rutinë”, megjithatë kompania është përgjithësisht mjaft e fshehtë për shkaqet e ndodhive të tilla.