Mikela Pupa është një nga konkurrentet e sezonit të 3 të Për’puthen.
Së fundmi, ajo ka marrë shpesh komente diskriminuese për ngjyrën e saj të lëkurës, duke e quajtur me termat “gabele”, “magjupe”.
Duket se kjo i ka ardhur në majë të hundës konkurrentes, e cila sonte në “Për’puthen Prime” ka treguar mesazhet e marra si dhe ka komentuar këtë fenomen.
Mikaela i quan shqiptarët racista dhe shprehet se edhe nëse do të ishte pjesë e komunitetit rom apo egjiptian, sërish do të kishte të drejtat e saj për të qenë dikushi, për të mbrojtur veten dhe për të kërkuar dashurinë në ekran.
Kjo nuk është hera e parë që Mikela reagon ndaj komenteve. Më herët në rrjete sociale, ajo ka shkruar:
“Nuk e dija që jemi popull kaq racist, përpos ofendimeve që dihet se nuk jam në pëlqimet e çdokujt, ofendimi që më ka tërhequr vëmendjen është jevg, gabele. Si tregoheni kaq racista more njerëz.
Unë nuk jam rome edhe nëse do isha, do isha krenare dhe do e thoja publikisht. Njeriun nuk e bën ngjyra, njeriun e bën zemra. Nëse do isha rome çfarë? Nuk duhet të flas, nuk duhet të dal në tv, nuk kam të drejtë të kem jetë si çdokush? Ju lutem thuajini stop këtij lloj racizmi dhe largoni mllefet, mbusheni jetën tuaj me pozitivitet. Të jesh romë nuk është turp as ofendim, jemi të gjithë të barabartë. Duajeni veten siç jeni dhe mundohuni të realizoni ëndrrat tuaja.”,- shkroi konkurrentja në InstaStory.
/Iconstyle.al