Një ngjarje e rënë ndodhi pasditen e sotme në rrugën “Pjetër Budi” në Tiranë, ku humbi jetën një 31-vjeçare ganeze dhe një 26-vjeçar nga Dibra.
Bëhet fjalë për Jaësackie Jaboah dhe Klinton Pira. Mësohet se ata ishin në një lidhje bashkëjetese dhe kishin foto të përbashkëta në rrjetet sociale.
Banesa ku ndodhi ngjaraj ishte marë me qira për një ditë, ndërsa para fillimisht janë dëgjuar britma, sherr dhe konflikt.
31-vjeçarje doli për të kërkuar ndihmë pas plagëve të marra, por në fund të shkallëve ka humbur vetëdijën, ndërkohë që Pira është hedhur nga kati i tetë i pallatit dhe si pasojë ndërroi jetë në vend.
“Rreth orës 18:00, në bulevardin “Gjergj Fishta” në një banesë me qira ditore, gjatë një konfliktit të çastit, shtetasi me iniciale K. P., 26 vjeç, dyshohet se ka goditur me thikë një shtetase të huaj me iniciale J. J, 31 vjeçe, dhe më pas është hedhur nga lartësia dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
31-vjeçarja u dërgua menjeherë në spital, por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia për ngjarjen e rëndë.
Ndërkohë, bëhet me dije se 31-vjeçarja ganeze ishte zhvendosur në Shqipëri dhe ajo e Klinton Pira bashkëjetonin që prej janarit.