Skip to content
Kronikë

Ngjarje e rëndë në Tiranë/ I riu godet me thikë shtetasen e huaj dhe hidhet nga ballkoni, 31-vjeçarja ndërron jetë në spital

· 2 min lexim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë, ku një burrë ka rënë nga lartësia dhe ka ndërruar jetë në vend, ndërsa një shtetase e huaj ka humbur jetën. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Pjetër Budi”, në një banesë me qera. Mësohet se burri e ka qëlluar me thikë gruan, ndërsa kjo e fundit ka zbritur nga shtëpia për të kërkuar ndihmë. Ndërkohë, burri është hedhur nga ballkoni i banesës dhe ka ndërruar jetë në vend.

Gruaja është transportuar e plagosur në spitalin e Traumës, ku nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra. Po ashtu nuk dihet lidhja që dy personat mund të kenë pasur apo shkaqet që kanë çuar në këtë ngjarje të rëndë.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 18:00, në bulevardin “Gjergj Fishta” në një banesë me qira ditore, gjatë një konfliktit të çastit, shtetasi me iniciale K. P., 26 vjeç, dyshohet se ka goditur me thikë një shtetase të huaj me iniciale J. J, 31 vjeçe, dhe më pas është hedhur nga lartësia dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

31-vjeçarja u dërgua menjeherë në spital, por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.