Ish-ministri i Shëndetësisë dhe deputeti i PD-së, Tritan Shehu ka reaguar pas takimit të kryeministrit Rama dhe të dërguarit të BE Josef Borell. Me një postim në Facebook deputeti shkruan se Rama po kërkon të fshihet si struci nga dështimet e tij për procesin e integrimit.
Ai shkruan se Rama nuk e do intregrimin europian pasi ai po përpiqet për “integrimi lindor”. Ndërkohë që pengesën nga konflikti Bullgari-Maqedoni e Veriut ai e ka konsideruar një gënjeshtër me bisht.
Postimi i plotë nga Ish-ministri i Shëndetësisë dhe deputeti i PD-së Tritan Shehu:
Shqiperine e ka marre peng Rama dhe jo Bullgaria me MV e as BE.
Rama mbas takimit me Borell perseri kerkon te fshihet si struci per deshtimin e tij te radhes ne procesin tone te integrimit.
Integrimi europian eshte nje proces individual i cdo shteti ne baze te standarteve te plotesuara.
Edhe vete Borell e theksoi kete kur tha se presim rezultate konkrete nga cdo vend.
Fatkeqesisht Shqiperise qe prej vitit 2014 jo vetem nuk po i pakesohen kushtet qe duhet te plotesoje, por po i shtohen nga 3 ne 7 ne 9 e tashti u bene 15.
Pra fatkeqesisisht ky Kryeminister po e con vendin mbrapa ne procesin e integrimit cdo dite si pasoje e keq qeverisjes.
Por dhe me keq, Rama nuk e do integrimin europian, ai perpiqet per “integrimin lindor”, si e vetmja hapesire ku ka vend per ate.
Dhe pastaj kerkon te fshehe kete realitet kur deklaron:
Shqiperia eshte marre peng nga konflikti Bullgari-MV e pa aftesia e BE.
Genjeshter me bisht kjo!