Kryeministri Edi Rama ka folur për strehimin e afganëve gjatë konferencës “World Policy Conference” në Abu Dhabi. Sipas tij, Shqipëria ishte ndër vendet që ka pranuar të strehojë më shumë afganë, në krahasim me shtete të tjera më të mëdha dhe më të pasura.
Ai thotë se është për shkak të historisë dhe traditës sonë, duke kujtuar këtu dhe vitet kur shqiptarët iknin në rrugët e Europës.
Kreu i qeverisë thotë se ne dukeshim si alienë vite më parë në brigjet e Italisë apo vendeve të tjera europiane.
“Ne Shqipëria kemi përjetuar solidaritetin e REmirateve pas tërmetit të 2019. Mes një numri të lartë udhëheqësish ndërkomëbtarë, që treguan solidaritetin me vepra, një lagje krejt e re po ndërtohet për familjet. Shqipëria ka qëndruar fort në mbrojtje të afganëve në rrezik në vijim të ngjarjeve që ndodhën në Afganistan. Kam folur pak më parë, se qeveria Shqiptare mori angazhimin për të pritur deri në 4 mijë afganë. Është një numër shumë i madh në krahasim me vende më të mëdha dhe të pasura. Shumë njerëz më kanë pyetur pse.
Përgjigja ime është shumë e thjeshtë. Së pari duke bërë një gjë të tillë ne nderojmë historinë dhe traditën tonë. Një nga faqet më të mrekullueshme të historisë sonë është shpëtimi i hebrenjve gjatë luftës së dytë botërore. Askush, asnjë hebre nuk iu dorëzua nazistëve. Ne mund të mos jemi të pasur, por kujtesa jonë nuk mund të jetë e shkurtër. Disa vite më parë ishim ne afganë. U larguam nga ferri ynë. Na u desh të kalonim detin dhe të shfaqeshim si alienë në brigjet e Italisë dhe Europës. Nëse nuk do gjenim ndihmë dhe shpresë 30 vite më parë, nuk do ishim këtu një vend me statusin e kandidatit për anëtarësim në BE me aspiratën për t’i bashkuar unionit. Së treti e bëmë se i detyrohemi fëmijëve tanë. Nuk duhet të rriten në një mjedis që tu kthejnë kurrizin atyre që janë në nevojë” – tha Rama.