Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri mbrëmjen e sotme ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në “Radarin Informativ” në “ABC”, ka mohuar që Partia Socialiste të ketë një marrëveshje me PSD, megjithëse pranon se në Shkodër ka pasur pretendime për emërimet dhe punësimet në poste të rëndësishme.
“Nuk është çështja më mirë. Por në sfida mund të bëjë diçka ndryshe. Ka pasur nevojë për përditshmërinë dhe në organizimin e PS-së. Dhe kjo ka qenë ajo që ka dashur kryetari. Qoftë edhe për sfidat e reja, në mandatin e tretë që kërkon një qasje tjetër. Se një parti politike për të tretën herë është në mazhorancë. Kërkon një qasje dhe një vizion tjetër.” tha Gjiknuri.
Damian Gjiknuri i mori postin e Sekretarit të Përgjithshëm, si edhe postin e drejtuesit të qarkut Elbasan, Taulant Ballës. Damian Gjiknuri ka thënë në Abc se nuk e priste këtë emërim nga kryeministri Edi Rama.
“Nuk e prisja këtë emërim, e mora vesh në sallë. Reflektova menjëherë duke ditur rëndësinë e këtij posti. Është sfidë e re. Është një pozicion që reflekton eksperiencën time partiake. Nga kjo pikëpamje jam i kënaqur se është një sfidë për mua. Unë në ekzekutiv kam qenë por për mua është sfidë e karakterit tjetër”, tha Gjiknuri.
Kujtojmë se mbledhja e Sekretarit të Përgjithshëm të PS, Damian Gjiknuri me strukturat e PS Shkodër është shoqëruar me debate të ashpra. Sipas raportimeve u tha se në fokus së kësaj mbledhje ka qenë edhe hapësira që i është lënë në punësime e emërime drejtorësh, partisë PSD të Tom Doshit i cili mori dy deputetë në këtë qark në zgjedhjet parlamentare.