Brenda ditës së sotme, partitë politike duhet të dorëzojnë kandidaturat për komisionerë të nivelit të dytë.
Kështu ka bërë të ditur KQZ, përmes zëdhënëses, Drilona Hoxha.
KQZ shprehet se mosrespektimi i afateve ligjore cenon procesin zgjedhor si dhe tregon një mungesë të qartë papërgjegjshmërie nga partitë politikë.
“Deri tani asnjë nga paritë pulitke nuk kanë sjellë propozimit për komisionar të nivelit të dytë. Partitë të respektojmë afatin ligjor që të depozitojnë brenda afateve kandidatëve.
Mosrespektimi i afateve tregon mungesën e përgjegjshmërisë. Partitë të depozitojnë urgjent sot. Administrata zgjedhore duhet të trajnohet për procesin zgjedhor”- tha Hoxha.