Ish-zv/kryeministri, Erion Braçe ka reaguar me një postim në rrjetin e tij social “Facebook”, ku tregon se ndihet i shokuar me vendimin e komisionit të konkurrencës të cilët votuan kundër gjobitjes së kompanive për rritjen e çmimit të miellit në vendin tonë.
Gjatë statusit në Facebook, Braçe shkruan se është shumë shqetësuese për familjet e varfra shqiptare rritja e çmimit të bukës, ndërsa bëri thirrje për gjobë ndaj këtyre 4 ndërmarrjeve private.
Me 3 vota pro dhe 2 kundër, Autoriteti i Konkurrencës ka votuar kundër gjobitjes së kompanive që rritën çmimin e miellit në vendin tonë. Rritja e çmimit të bukës ka sjellë shqetësim të madh tek qytetarët, ndërsa pronarët e furrave të bukës theksojnë se ky vendim vjen pasi kompanitë e miellit kanë rritur çmimin.
Reagimi nga Erion Braçe:
I SHOKUAR NGA VENDIMI I KOMISIONIT TE KONKURRENCES LIDHUR ME SJELLJEN E KATER KOMPANIVE QE ZOTEROJNE TREGUN E GRURIT, MIELLIT PER BUKE ETJ.
BEHET FJALE PER MIELLIN PER #BUKE,
BUKEN VETE!
BEHET FJALE PER USHQIMIN E SHTRESES ME TE VARFER TE SHOQERISE!
BEHET FJALE PER ABUZIMIN E KATER NDERMARRJEVE NE TREG!
Dua te spjegoj pak;
Nje vit e pak me pare, Komisioni i Konkurrences, pas nje hetimi te gjate e te thelluar, ka identifikuar sjellje te koordinuar te kater ndermarrjeve ne treg dhe percaktim te cmime per grurin, miellin, perfshire miellin per buke;
Ka lene rekomandime me VENDIM per to dhe ka lajmeruar MONITORIM nje vjecar te ketyre kater ndermarrjeve me nje qellim:
ZBATIMIN E REKOMANDIMEVE!
Ne fund te ketij monitorimi, sekretariati i Komisionit te Konkurrences ka evidentuar MOSZBATIM te rekomandimeve!
Ne kete pike, ka vetem nje veprim, automatik e te pakundershtueshem:
GJOBE NDAJ NDERMARRJEVE NEN HETIM, VENDIM DHE REKOMANDIM!
Jo si qellim ne vetevete, por per te detyruar rikthimin e konkurrences ne kete treg!
Asgje tjeter!
Zgjedhja e tre anetareve te Komisionit te Konkurrences per te ndaluar aplikimin e ligjit qe legjitimon gjoben, eshte shqetesuese!
SHUME SHQETESUESE!
E dini pse?
Sepse legjitimon sjelljen e ketyre kater ndermarrjeve, nga hetimi jo konkurruese, e me dem mbi cmimet e miellit, miellit per buke dhe vete CIMIN E BUKES, ne RRITJE e me kosto mbi shtresen me te varfer ne vend!
Kaq!
Cdo gje tjeter eshte nje banalitet qe zhben INTERESIN PUBLIK, E MUND NE FAVOR TE FITIME TE NJE, DY, TRE, KATER PRIVATEVE!