Një ngjarje e rëndë tronditi ditën e djeshme Lezhën ku mbeti i vrarë efektivi i Krimeve të Rënda Saimir Hoxha, i cili u qëllua nga 21-vjeçari Aldi Rama. Në lidhje me këtë ngjarje nuk ka ngurruar të reagojë edhe deputetja e Partisë Demookratike Ina Zhupa.
E ftuar në studion e “Fax News” ajo ka diskutuar për aktualitetin politik dhe për vrasjen e efektivit të policisë Saimir Hoxhën që tronditi mbarë opinionin publik.
Gjatë fjalës së saj, deputetja e Partisë Demokratike u shpreh se jeta e çdo shqiptari është e pasigurt për shkak se dora e kriminelëve është ngritur edhe kundër policisë së shtetit.
Gjithashtu Ina Zhupa, theksoi se PD-ja është e vendosur për të ndjekur dhe diskutuar fizikisht të gjitha Komisionet, ndërsa nuk kurseu sulmet ndaj mazhorancës e cila sipas saj po i mbyll gojën opozitës.
“Nuk është momenti për të ngritur problematikën dhe për të vendos gishtin e përgjegjësisë. Për të ngritur kauzën të madhe sesi trajtohen policët në Shqipëri, si keqpaguhen ndonjëherë bëhen pjesë e mekanizmat politik që i keqpërdorën për interesat e tyre për të kanabizuar vendin. Nuk është momenti. Kjo ngjarja na kthen të reflektojmë çështja e sigurisë së jetës së çdo qytetari. Imagjinoni kur vritet me kaq lehtësi punonjësi i policisë së shtetit që është figura më e rëndësishme për sa i përket sigurisë që duhet të garantojë për qytetarët. Jeta jonë sot është shumë e pasigurt në këtë vend, kushdo mund të ketë një armë, arresti për shtëpi nuk është asgjë sic ishte rasti i 21-vjecarit. Askush nuk kontrollon a e bën arrestin shtëpiak apo jo. Të gjithë jemi preh e kësaj dhune dhe një pjesë e shoqërisë janë e kësaj dhune e kësaj pasigurie që duhet të fillojë nga strukturat shtetërore.
Policë të pambrojtur – Çudia e të gjithëve është sesi ishin çuar për të asgjesuar parcela hashashi që duhen të kontrollohen nga njerëz të fuqishëm që ruajnë parcelat. ata kishin çuar 3 veta pa mbrojtje dhe këto janë pasoja që këtu është kanabizuar vendi dhe policia e shtetit. Unë jam deputete e një qarku Vlorë që ka dhjetëra të zhdukur për larje hesapi për drogë. Ky shtet ka degraduar duke e lënë në filozofinë e Edi Ramës: Hëngshin kokat e tyre por tani ata nuk po vrasin njëri tjetrin ata po vrasin policin gjithë shoqërinë. Duhet shtet i përgjegjshëm që të reagojë ndaj fenomeneve negative të shoqërisë.
Komisionet parlamentare – “Unë jam anëtare në komisionin e edukimit dhe medias, ne u paraqitëm fizikisht kryetarni është i PD dhe anëtarë të PS nuk u loguan as nuk u paraqitën fizikisht duke bojkotuar komisonin sepse ne jemi pakicë dhe nuk diuskutonim dot. Komisioni i edukimit ka shumë cështje të rëndësishme për tu diskutuar dhe nuk mund të shtyhet pa fund për ti bërë bisht duke mos u përgjigjur interesit të qytetarëve. Fshehurazi ishte nënkryetari i komisioni u futën në një sallë ku ishim ne dhe u loguan deputet socialist duke deklaruar se ne munguam. Ata ishin në shtëpi, në hotele u loguan sa për të thënë kot, kurse ne ishim prezent fizikisht duke na hequr fjalën. Ne kërkojmë cdo gjë në kërkesë të qytetarëve. mazhoranca di ta shtyjë komisine duke na zvarritur, jo-Kushteteuese nuk është asgjë në përputhje me rregulloren e kuvendit.