Grupi Parlamentar i PD i cili është mbledhur pak më parë ka vendosur të mos e njohë vendimin e Konferencës se Kryetareve për mbledhje online të komisioneve.
Sipas informacioneve të marra bëhet me dije se partia Demokratike e ka konsideruar si një vendim qe bie ndesh me Rregulloren e Kuvendit dhe synon t’i shmanget përballjes me opozitën dhe te mohoje transparencën per qytetaret. Gjatë mbledhjes ata kanë vendosur se do te jene prezent fizikisht ne mbledhjet e komisioneve.
Sipas burimeve nga selia blu, një tjetër temë që pritet të diskutohet në mbledhje dhe të ketë prioritet është edhe Reforma Territoriale.
Kujtojmë këtu se vendimi për të vazhduar mbledhjet e Komisioneve online nuk u prit aspak mirë nga grupi i deputetëve të Partisë Demokratike. Sipas tyre ky veprim nuk i lejonte atyre të kenë lirinë dhe të drejtën për të biseduar pasi mbledhja online do t’i “mbyllte gojën” duke qenë se ata e konsiderojnë Kuvendin si një “arenë debatesh”. Ata kanë deklaruar se Kuvendi i përmbush të gjitha kushtet për të lejuar zhvillimin e mbledhjeve të Komisioneve më praninë fizike në Parlament dhe ajo çfarë duhej ishte të ruanin distancën dhe të respektonin rregullat. Ky vendim erdhi nga fakti se një pjesë e madhe e deputetëve nuk janë të vaksinuar dhe kjo mënyrë do të parandalonte përhapjen e varianteve të reja të koronavirusit dhe do të ulte rrezikun e infektimit.