Skip to content
Të Gjitha

Balla publikon videon nga protesta e opozitës: Shqiptarët dinë ta bëjnë qartë diferencën!

· 1 min lexim

Protesta e opozitës ka shtyrë shumë politikanë që të bëjë bëjnë reagimet e tyre dhe një ndër ta ka qenë edhe deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Në rrjetin e tij social, Facebook, Balla ka  publikuar një video ku një prej protestuesve të sotëm ka qenë duke shkulur pllakat prej betoni të bordurës së trotuarit duke i hedhur ato në tokë për të thyer pllakat e pedonales pranë Parlamentit.

Balla ka thënë se shqiptarët tashmë mund ta bëjnë vet diferencën se kush punon dhe kush shkatërron pronën publike.

Statusi i plotë i Taulant Ballës

“Shqiptarët dinë ta bëjnë qartë diferencën. Kush punon për ta bërë Shqipërinë pjesë të familjes europiane dhe kush janë këta dhunues përsëritës të imazhit të Shqipërisë e që shquhen vetëm për të prishur gjithçka Shqipëria ndërton me mund. Gjithmonë këta do të mbahen mend si dhunues.

Shikojeni këtë video domethënëse se si shkaterrohet prona publike në hyrje të Kuvendit të shqiptarëve, në parkun që mban emrin e shqiptarit të madh “Fan Noli””, shkruan Balla

https://www.facebook.com/b.taulant/videos/2033335956967915/