Kryeministri i Kosovës i ka bërë thirrje qytetarëve serbët mos bllokojnë rrugët në kufi sepse janë duke penguar lirinë e lëvizjes dhe lirinë e vetvetes. Në një deklaratë për media, Kurti tha se Njësia Speciale ndodhet në veri për të mbrojtur pikat kufitare
“Njësia Speciale ndodhet atje për t’i mbrojtur policët kufitarë dhe pikat kufitare, unë vazhdimisht u bëj thirrje qytetarëve serbë që nuk kanë nevojë t’i bllokojnë rrugët, meqenëse po e pengojnë lirinë e lëvizjes dhe lirinë e vetvetes”, tha Kurti.
Ai shtoi se nuk e kupton inatin e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, pasi ai e dinte shumë mirë se më 15 shtator skadon afati i marrëveshjes të cilën e ka pranuar vetë Serbia. Kurti bëri thirrje që mos të ketë tabela provokuese as nga ana e Kosovës dhe as nga Serbia.
“Nuk e kuptoj atë inat përplot vrer të presidentit të Serbisë, ai e ka ditur shumë mirë që më datën 15 shtator skadon afati i marrëveshjes të cilën e ka pranuar vetë Serbia dhe do të dëshiroja të mos kemi tabela provuese as ne as Serbia, por për shkak se ata po insistojnë te ato tabela, do të na duhet t’i kemi edhe ne”, u shpreh kryeministri i Kosovës.