Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Viti i ri shkollor/ Rakacolli tregon si do të veprohet me mësuesit dhe studentët që nuk marrin vaksinën

17:56 22/09/2021
Reading Time: 3 min lexim

Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka folur në lidhje me pandeminë e COVID-19. E ftuar në studion e Report TV, Rakacoli ka thënë se është e rëndësishme që të zbatohen masat që janë në fuqi dhe se situata paraqitet e qëndrueshme.

Po ashtu ajo ka theksuar se Shqipëria ka ecur me ritme të mira sa i përket vaksinimit.

“E rëndësishme është të zbatohen masat që janë në fuqi. Situata është e qëndrueshme. Nëse zbatohen masat anti COVID do përmirësohen më tepër shifrat. Procesi i vaksinimit do ecë me shifra të kënaqshme. Ne kemi të vaksinuar plotësisht personelin shëndetësor, kemi arsimtarë, policë, ata që janë me sëmundje kronike. Shqipëria ka ecur mirë me vaksinimin, por duhet të jemi më mirë dhe do jemi më mirë”, tha Rakacolli.

Sa i përket nisjes së vitit të ri shkollor, Rakacolli ka thënë se është hartuar një protokoll i cili është bërë publik tashmë nga Ministria e Arsimit. Rakacolli ka nënvizuar faktin se të gjithë mësuesit duhet të paraqesin certifikatën e vaksinimit ose në të kundërt duhet të bëjnë test çdo javë.

“Kemi hartuar një protokoll, ka qenë një bashkëpunim prej 1 muaji me ministrinë e Arsimit. Gjithçka është përgatitur në bazë të protokolleve anti COVID. Problemi është te zbatimi. Mbi 12 vjeç e kanë maskën me detyrim. Mësuesit ditën që fillon shkolla duhet të paraqesin certifikatë vaksinimi.  Në rast të kundërt duhet të bëjnë test cdo javë”, tha Rakacolli.

Rakacolli ka theksuar se edhe studentët të cilët nuk pranojnë të bëjnë vaksinën, do të duhet të paraqesin test PCR çdo javë. Në lidhje me mësimin online, ajo ka thënë se janë vendime të cilat i merr Ministria e Arsimit.

“Është e njëjta gjë si për mësuesit edhe për studentët. Ata duhet të paraqesin test që nuk infektojnë shokët e tyre. Mënyrën si ofrohet mësimi se paraqesim ne si komitet. Si përshtatet institucioni karshi sigurimit të këtij shërbimi, universitetet mund të bëjnë politikat e tyre, mund të ofrojnë mësim online”.

Sa i përket faktit se 5% e të shtruarve në spitale janë të vaksinuar me të 2 dozat, zv.ministrja theksoi se asnjë vaksinë nuk të mbron 100%.

“Asnjë lloj vaksine nuk siguron mbrojtje 100%. Varet nga mënyra si  reagon organizmi, është e njëjta gjë edhe për vaksinën COVID. Vaksina s’te mbron 100%. Është bërë shumë e qartë që vaksina krijon një mbrojtje të madhe karshi sëmundjes sidomos për format e rënda të sëmundjes. Ka gra shtatzëna të infektuara që disa prej tyre si kanë forma të lehta. Dhe kjo shkon në funksion të asaj që kemi thënë që të vaksinohen dhe gratë shtatzëna dhe jo shtatzëna. Nëse do ishin vaksinuar shtatzënat sdo ishin aty ku janë”.

Deri më tani janë ezauruar 80% e kapaciteteve në 2 spitalet COVID. Në rast se rriten shtrimet dhe infektimet Rakacollit tha se i kanë marrë masat.

“Kemi kapacitete për të përballuar ngarkesa dhe më të mëdha se viti i kaluar. Numri i  shtrimeve ka ardhur duke u  rritur. 80% e kapaciteteve të 2 spitale COVID është mbushur. Pastaj kalojmë te hapja e COVID 4 nëse rriten. I kemi gati skenarët e përballimit të situatës në rast përkeqësimi”.

Sa i përket vendimit për të marrë dozën e tretë Rakacolli nënkuptoi se mund ta bëjnë ata që e shikojnë të arsyeshme, por kohën duhet ta vendosë komiteti përkatës.

“Vendimi për të bërë vaksinë i përket komitetit të vaksinimit, ai komitet është permanent. Është vetëm me specialistë të fushës. Është detyra e atyre që shikojnë vaksinat shohin gjërat pro dhe janë ata që rekomandojnë. Nëse vendimi për të bërë dozën e tretë duhet të vijë nga ky komitet. Ka specialistë që japin rekomandime për vaksinim të fëmijëve, por ka dhe të tjerë që japin argumenta kundër. Kur flasim për dozën e tretë do flasim dhe kur, pas sa kohësh duhet ta bëjnë ata që e vlerësojnë.  Ajo që jemi munduar të bëjmë për qytetarët është të merren vendime nga ekspertë të fushës që mbajnë përgjegjësi dhe që deri më sot kanë bërë më të mirën”.

E pyetur nëse po shiten pasaporta vaksinimi, kryetarja e komitetit teknik të ekspertëve u përgjigj: “Këtë se di dhe s’di që ndonjë mjek ta ketë bërë problem dhe nëse ka një gjë të tillë kjo është një vepër penale dhe duhet denoncuar sepse është e rëndë”.

Etiketa: rakacolirishkollorViti

Të lidhura

Shtyhet seanca paraprake në Gjykatën e Posaçme ndaj grupit të Laert Haxhisë
Aktualitet

Operacioni “Ura”/ Prej orësh në gjykatë 14 të arrestuarit e grupit “Troplini”

Prej më shumë se katër orësh vijon në Gjykatën e Posaçme seanca për 14 të arrestuarit nga operacioni i SPAK...

19:44 23/05/2025
“Do të më mbetej peng gjithë jetën”/ Shkodrani shpëton vajzën 7-vjeçare nga mbytja në Londër
Aktualitet

“Do të më mbetej peng gjithë jetën”/ Shkodrani shpëton vajzën 7-vjeçare nga mbytja në Londër

Një akt trimërie nga një emigrant shqiptar në Londër ka tërhequr vëmendjen e publikut dhe mediave britanike. Hismet Smakaj, 65...

19:22 23/05/2025
Para
Kurti pret në takim Lindita Nikollën, diskutohet për ngjarjet e fundit më Serbinë

Kurti pret në takim Lindita Nikollën, diskutohet për ngjarjet e fundit më Serbinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Sulm me thikë në stacionin e trenit në Hamburg, 12 të plagosur

Sulm me thikë në stacionin e trenit në Hamburg, 12 të plagosur

19:56 23/05/2025
Shtyhet seanca paraprake në Gjykatën e Posaçme ndaj grupit të Laert Haxhisë

Operacioni “Ura”/ Prej orësh në gjykatë 14 të arrestuarit e grupit “Troplini”

19:44 23/05/2025
“Do të më mbetej peng gjithë jetën”/ Shkodrani shpëton vajzën 7-vjeçare nga mbytja në Londër

“Do të më mbetej peng gjithë jetën”/ Shkodrani shpëton vajzën 7-vjeçare nga mbytja në Londër

19:22 23/05/2025
Kurti shkarkon zëvendësministrin që akuzoi ndërkombëtarët për “nxitje trazirash”

Kurti shkarkon zëvendësministrin që akuzoi ndërkombëtarët për “nxitje trazirash”

19:00 23/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.