Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro ka bërë me dije pas mbledhjes së qeverisë, se është miratuar një amendim në VKM-në ekzistuese të vitit 2015 që saktëson metodologjinë me të cilat qeverisja vendore përllogarit sasinë e mbetjeve në territorin e tyre.
Kumbaro tha se ka qenë një punë e gjatë e bërë nga Ministria e Mjedisit për një metodologji të unifikuar për menaxhimin e mbetjeve në të gjitha bashkitë. Ajo shtojë se do të jetë detyrim për t’i bërë publike statistikat e mbetjeve në territor.
“Miratuam sot në mbledhjen e dytë të qeverisë një amendim të një VKM-je ekzistuese që ka të bëjë me mënyrën se si menaxhohen mbetjet. VKM-ja që ne miratuam është një riamendim i një vendimi të 2015 që saktëson metodologjinë me të cilën njësitë e qeverisjes vendore të përllogarisin sasinë e mbetjeve në territorin e tyre si publikohen dhe standardizohen.
Ka qenë një punë e gjatë e bërë nga Ministria e Mjedisit për kryqëzimin e të dhënave. Një metodologji e unifikuar për të gjitha bashkitë që do japin një tablo të qartë. Detyrimi për t’i bërë publike statistikat e mbetjeve në territor. Ky instrument do mundësojë një menaxhim më të mirë të mbetjeve, për të plotësuar rolin e Ministrisë së Mjedisit si një normues por edhe monitorues i kësaj situate”, deklaroi Kumbaro”, tha Kumbaro.