Presidenti Ilir Meta ka reaguar ditën e sotme në rrjetin e tij social “Facebook” përmes një statusi të postuar lidhur me situatën e krijuar në Jarinjë dhe Bërnjak pas vendimit të kryeministrit Albin Kurti për vendosjen e reciprocitet për targat me Serbinë.
Meta thotë se ruajtja e sovranitetit të Kosovës është faktor kyç për kosolidimin e paqes, sigurisë, stabilitetit dhe fqinjësisë së mirë në rajon dhe baza e ndërtimit të marrëdhënieve të qëndrueshme me Serbinë.
Më tej ai shton se të dyja palet duhet të ulin tensionet që janë kriujuar dhe duhet të kenë si zgjidhje kryesore vetëm dialogun mes palëve dhe t’u përmbahen detyrimeve që rrjedhin nga marrëveshjet e arritura nga të dy vendet.
Postimi i plotë i Presidentit Meta:
“Ruajtja e sovranitetit shtetëror dhe e integritetit territorial të Republikës së Kosovës është faktor kyç për konsolidimin e paqes, sigurisë, stabilitetit dhe fqinjësisë së mirë në rajon dhe baza e ndërtimit të marrëdhënieve të qëndrueshme me Serbinë.” shkruan Meta ndërsa apelon palët të ulin tensionet.
“Në këtë frymë palët duhet të kapërcejnë tensionet, të vijojnë dialogun dhe t’u përmbahen detyrimeve, që rrjedhin nga marrëveshjet e arritura nga të dy vendet me ndërmjetësimin e BE dhe SHBA.”- përfundon Meta reagimin e tij.
Kujtojmë këtu se tensioni në kufi vazhdon ende ku një grup protestuesish janë mbledhur në pikën kufitare, një pjesë e tyre janë shpërndarë gjatë natës për shkak të temperaturave të ulëta ndërsa pjesa tjetër që ka qëndruar duke ndezur zjarr për të përballuar të ftohtin.