Incidentet e shkaktuara gjatë protestave të mëparshme të opozitës kanë bërë që policia këtë herë të marrë masa shtesë sigurie si dhe duke përforcuar ato që tashmë ka.
Deri tani në momentin që flasim, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, janë instaluar kamera të reja me rezolucion të lartë si ato që u vendosen edhe tek parlamenti.
Ekspertë nga garda e republikës dhe polica e shtetit kanë hartuar planin për mbarëvajtjen e tubimit ndërsa rreth 1200 efektivë pritet të jenë në terren.
Edhe repartet speciale prej mbrëmjes së të premtes kalojnë në gatishmëri ndërsa mes kryeministrisë dhe piramidës janë vendosur barriera metalike që do të pengojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve.
Ashtu siç edhe është raportuar më herët, tashmë dera kryesore e kryeministrisë është përforcuar me masa mbrojtëse, ku edhe është rindërtuar edhe një herë skela që u dëmtua gjatë protestës së opozitës në 16 shkurt.
Sipas burimeve nga policia, në kërkesën për lejen për tubimin partia demokratike ka kërkuar 48 orë afat, që është refuzuar nga uniformat blu, mirëpo nuk dihet se çfarë do të ndodhë.