Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste ka bërë me dije se Arben Ahmetaj do të jetë drejtuesi i ri politik i qarkut të Vlorës. Ky i fundit është shprehur se në PS askush nuk zëvendëson askënd, por marrin përgjegjësi.
“Në PS nuk zëvendëson askush askënd, por marrim përgjegjësi, ashtu sic na ka ndodhur në historinë tonë politike në vazhdim. Unë kam lëvizur nga Gjirokastra, Korça, Tirana, sot në Vlorë, është privilegj dhe përgjegjësi e madhe që të jesh drejtues politik i qarkut të Vlorës. Damiani dhe të gjithë stafi politik këtu ka bërë një punë të shkëlqyer. 8 mandatet janë të rëndësishme që i kanë dhënë fitore të vazhdueshme PS. Linja jonë politike është vazhdimësi në Vlorë. Ne kemi filluar punën për mandatin e katërt dhe kalon nga modernizimi i partisë, zgjedhjet lokale me zgjedhjet e zgjuara, pa surpriza, të rëndësishme në vazhdim të asaj politike që ka theksuar kryeministri”, është shprehu Ahmetaj.
Ndërkohë ai ka komentuar edhe raportet me kryebashkiakun e Vlorës Dritan Leli. Ai tha se në PS nuk ka konflikte, por debate, por raportet me Bashkinë e Vlorës nuk do të ndryshojnë. Ahmetaj tha se socialistët e bashkuar do të punojnë në Vlorë dhe në gjithë Shqipërinë. Sipas Ahmetajt, bashkimi i socialistëve do të jetë çelësi i suksesit.
PS nuk ka konflikte ka debate. Konfliktet përjashtojnë le të themi ata që i iniciojnë. Politika jonë, politika e PS dhe e kryeministrit nuk ka ndryshuar në raport me bashkinë e Vlorës dhe nuk do të ndryshojë. Kemi rrugë për të bërë së bashku. Të gjitha pyetjet do marrin përgjigje në vazhdimësi, por nuk ka asnjë surprizë në vazhdimësinë e politikës që ka prononcuar kryeministri dhe drejtuesi i deritanishëm i qarkut, Damiani. Socialistët e bashkuar do të punojnë në Vlorë dhe në të gjithë Shqipërinë. Bashkimi i socialistëve është çelësi i suksesit. Investimet e Vlorës do vazhdojnë të jenë po në atë rrugë të mandatit të parë, të dytë dhe të tretë. Vëmendja e kryeministrit nuk ka ikur asnjë sekond nga Vlora”, u shpreh ministri.