Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë deklarata të forta nga Fieri për kreun aktual të PD-së, Lulzim Basha.
Berisha tha se Basha është peng dhe është mirë të shkojë andej nga ka ardhur. Ai u bëri thirrje demokratëve të mos pranojnë asnjë lloj vendimi të Bashës dhe të shprehin vullnetin e tyre. Berisha tha se kishte bërë gjithçka që Basha të fitonte, pa i shkuar në mendje që ai ishte kaq aparimor. Ndër të tjera, Berisha u kërkoi demokratëve të mos pranojnë asnjë bashkëpunim të diktuar nga Basha dhe Rama.
“Lul Basha, peng Basha më mirë të themi do të jetë mirë të shkojë andej nga erdhi. Nuk e ka bërë kush kurrë, nuk ia ka bërë kurrë kush një partie atë që i bëri ky. Ndoshta ai kishte akumuluar ndaj meje.. se unë gjithçka bëja që të isha zëri juaj, në gjithçka tek ai. Natyrisht atë pengesën që nuk dua të përzihem në jetën e brendshme të PD e kisha, por për t’ia thënë ia thosha, bëja gjithçka që ai të fitonte, pa më shkuar kurrë mendja se është kaq aparimor dhe i pabesë se ai bëri një akt amoral. Pse Amerika vlerëson pabesinë. Po le ta vlerësojë kush të dojë ne jemi kombi i besës. Ne e kemi një veçanti, atë s’mund ta bëjë. Po çfarë do thoshte në qoftë se do mblidhte forumin, nuk fitonte, jep dorëheqjen pastaj. Kur të kanë peng nuk të lejojnë. Pse jemi ne këtu, se jemi njerëz të lirë dhe njeriu i lirë është i lirë, në vendimet e tij, në arsyetimin e tij, në gabimet e tij, në korrigjimet e tyre. Uroj që të dorëzojë dhe mandatin dhe të shkojë nga erdhi. Do t’i them një gjë, një thirrje në emër tuajin deputetëve të PD, grupi parlamentar i PD është një institucion themelor, shprehni lirshëm mendimet tuaja, por asnjë lloj bashkëpunimi të diktuar nga Lulzim Basha me Edi Ramën të mos pranoni. Të mos pranoni se ne jemi në proces, t’i mbarojmë proceset tona, t’u pyesim ju, të shprehni ju vullnetin tuaj, mendimet tuaja për qëndrimet tona dhe pastaj të ecim. ndaj dhe miqtë e mi deputetë, asnjë lloj vendimi të Lulzim Bashës për të bashkëpunuar, për të shkelmuar mbi PD me Edi Ramën të mos pranoni, për të tjera të jeni lirë të shprehni mendimet tuaja dhe unë ju respektoj”, tha Berisha.