Klemend Muça, vëllai i Fëllënxë Rrasës, 45-vjeçares që u vra nga bashkëshorti i saj Hekuran Rrasa, i cili më pas u vetëflijua ka treguar se historia e dhunimit të të motrës ka nisur para dhjetë viteve. Në një intervistë për ‘Televizionin Klan’ Klemend Muça tregon se e motra Fëllënxa, dhjetë vite më parë ka tentuar dhe vetëvrasjen, pas dhunës që përjetonte nga Hekuran Rrasa, 13 vite më i madh. Ai shton se madje nga frika se mos kryente ndonjë vrasje, Fëllënza fshihte plumbat e armës që burri mbante në shtëpi.
Klemend Muça tregon pak ditë para ngjarjes kishte shkuar në Policinë e Divjakës për të denoncuar dhunën e kunatit të tij, por denoncimi nuk ishte pranuar. Ai madje është përzënë nga efektivët me shprehjen ‘O djali mos u mërzit sepse në Shqipëri jemi’. Sipas të vëllait, Fëllënxë Rrasa ishte larguar nga shtëpia dhe kishte ikur tek prindërit, por fjalët e të birit që tashmë ka mbetur pas i vetëm e kanë bërë të kthehej sërish.
“Më tregoi babai që e kishin gjetur 2 herë nga këtu e deri poshtë të rrahur me gjak. Motra ime nuk ka vuajtur prej varfërie. Motrën time e kam mbajtur unë nga Italia me lekë. Kam marrë kredi, ia ka mbyllur vëllai. Çdo gjë që ka kërkuar. Nga vështirësia e ka çdo gjë, ajo ka pirë dhe fotoksinë, edhe e di shumë mirë policia. Kunati, për 10 minuta e çoi në Lushnje, në urgjencë, i shpëtoi jetën. Flasim para 10 vjetëve. Edhe kjo është një konfirmim në daç i policisë, në daç i spitalit. Hekurani në orën 14:00 të dielën si dje 1 javë, më merr në telefon, më kalo motrën. I thashë motra nuk është këtu. Fol me mua çfarë do. Kërkoj fishekët e armës. I thashë ke armë në shtëpi? Dua fishekët ku i ka fshehur. Motra ime, kur erdha në shtëpi e pyeta, se në fakt s’ia tregova i thashë nuk e di kur të shkoj te shtëpia të flas me motrnë, edhe ta bisedoj edhe të marr në telefon. Motra tha i kam fshehur për kërcënim se kisha frikë mos më vriste.
Kam qëndruar 1 orë e gjysmë duke komunikuar. As më futën brenda, përjashta kam folur me 3 policë. Ka qenë përgjigjia e tyre: O djali mos u mërzit sepse në Shqipëri jemi. Vijnë ndahen 2 ditë, 3 ditë, edhe bashkohen. E njohim shumë mirë personin, nuk është siç po na tregon. Përgjigjia ime ishte: E njihni te klubi, e njihni te rruga, e njihni te puna, por nuk e njihni te shtëpia. Te shtëpia e njeh motra ime, e njeh familja ime. Më bëni një nder, më nxirrni nga kjo situatë, verifikoni armën, po më kërkon fishekë. Mos ia trego fishekët, thotë, s’ka ç’i bën ai. T’i mbushi mendjen djalit të pafajshëm, bjere nënën te shtëpia, motrën time. Nuk e ka denoncuar për atë djalë. Se donte fëmijën. Unë motrës time i thashë në telefon mos shko se e njihja. Kaluan 40 orë. Telefonata e fundit që bëra unë mos shko. Më tha ti ke një djalë, edhe unë kam një djalë. Sa e do ti djalin tënd? Unë i thashë e dua djalin. Edhe tëndin e dua më shumë se timin. Por i ke dhënë frymën e vetë,”- tregon ndër të tjera Klemend Muça.