Shpërthimi i bombolave të gazit në Velipojë, ka thëlluar tragjedinë në familjen Gjoka, ku sot mësohet se ka ndërruar jetë në Itali edhe djali 12-vjeçar, Enriko Gjoka.
Më parë ndërroi jetë nëna dhe dy motrat, të cilat nuk arritën dot t’u mbijetojnë plagëve të marra nga djegia në trupë.
Kujtojmë se familja Gjoka nga Lezha kishte një hotel në Velipojë, ku mëngjesin e datës 4 korrik rrjedhja e bombolave të gazit solli edhe shpërthimin e fuqishëm, duke i lënë të plagosur rëndë anëtarët e familjes Gjoka. Ata u nisën për një trajtim më të specializuar në Itali, ku dhe ndërruan jetë.
Familja Gjoka kishin shkuar në hotelin e tyre në Velipojë për ta bërë gati për sezonin turistik. Të ndjerit janë: Klarisa Gjoka 15 vjeçe, Danjela Gjoka 19 vjeç, Enriko Gjoka 12 vjeç dhe Alketa Gjoka 40 vjeçe (nëna).
Alketa Gjoka bashkë me tre fëmijët e saj pësuan djegie të rënda nga shpërthimi i bombolës brenda hotelit të tyre në Velipojë. Sipas dëshmive të familjarëve, 40-vjeçarja ishte duke bërë kafen dhe në momentin kur ka marrë shkrepësen dhe është përhapur flaka, duke shkuar deri në shtratin e fëmijëve.
Në momentin e shpërthimit nuk kishte turistë në godinë, por flakët qenë fatale për nënën dhe vajzat e saj. Diten e sotme nderroi jete nga flaket edhe djali 12-vjeçar.