Skip to content
Të Gjitha

Më 21 mars Tahiri përballet me drejtësinë

· 1 min lexim

Në datën 21 mars Gjykata e Krimeve të Rënda do të zhvillojë seancë paraprake për ish-ministrin e brendshëm Saimir Tahiri.

Seanca tek Krimet e Rënda do drejtohet nga gjykatësja Miliana Muça.

Më 28 shkurt, Prokuroria për Krime të Rënda mbylli hetimet dhe çoi dosjen e Saimir Tahirit në Gjykatë me akuzën për “Trafikim të lëndëve narkotike” në kuadër të grupit të strukturuar kriminal “Habilaj” dhe “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë”.