Presidenti i vendit Ilir Meta ka reaguar ditën e sotme me një postim në rrjetin e tij social “Facebook’ ku ka shpërndarë pamje nga momenti i takimit që ka zhvilluar ditën e sotme me gazetaren, publicisten dhe historianen Alba Kepi.
Përmes një mesazhi në ‘Facebook’, Meta thekson se historiania Kepi i ka dhuruar studimin e saj etnografik “Dasma tiranase”, që siç shton Presidenti, është një vepër e arrirë, që ja vlen të lexohet.
Presidenti shton ndër të tjera ku thotë se përpekjet e tiranasve për ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë së pasur kulturore të kësaj treve meritojnë të mbështeten, sidomos kur virusi i “babëzisë” ka shkatërruar dhe ka vënë në rrezik shumë vlera të rradha kulturore dhe materiale e shpirtërore të Tiranës.
Mesazhi i plotë i Presidentit Meta:
Një takim miqësor me gazetaren, publicisten dhe historianen, Alba Kepi.
Më dhuroi studimin e saj etnografik “Dasma tiranase”, një vepër e arrirë, që ja vlen të lexohet.
Përpjekjet e tiranasve autoktonë për ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë së pasur kulturore të kësaj treve meritojnë të mbështeten, veçanërisht kur “virusi” i babëzisë ka shkatërruar dhe po vë në rrezik shumë vlera të rralla materiale dhe shpirtërore të Tiranës.
Kujtojmë këtu se nuk mjanë të paktat rastet kur Presidenti i vendit publikon figura të njohura të Shqipërisë që duan të bëjnë diçka për vendin tonë.