Deputeti Agron Gjekmarkaj ka deklaruar se Lulzim Basha nuk mund të akuzohet se vendosi rikthimin e PD në misionin për të cilin u krijua.
Gjekmarkaj sqaron se Basha mund të akuzohet për mënyrën si e zgjidhi çështjen e së kaluarës, por kujton se PD është krijuar si një parti pro amerikane dhe fuqi politike që çon Shqipërinë drejt Perëndimit.
Për deputetin, konfliktin e PD me SHBA e dëshiron vetëm kundërshtari.
STATUSI NGA AGRON GJEKMARKAJ
Marrëdhëniet solide me SHBA janë një detyrim jo thjesht pragmatik për Lulzim Bashen dhe PD por për gjithë kombin shqiptar. Një pohim të tille na e dikton historia dhe interesat strategjike të se nesermes ! PD është themeluar si parti pro amerikane e pro perendimore! LDK-ja në Kosove dhe PD në Shqiperi u bënë zedheneset e para të kombit shqiptar për të rivendosur aleancat strategjike me boten perendimore ! Shqiptaret kishin vonese shekullore ndaj e kishin të madh nxitimin për tu rikthyer aty ku deshiron të ishin! Kombi shqiptar ka permbushur të drejtat e veta nga mbeshtetja e ketij vendi të madh e mik ! PD sukseset e saj më të medha i ka patur kur ka shkelqyer në mardhenje me SHBA-të dhe ngecjet kur ato mardhënjie janë cenuar ! Një perspektive antiamerikane është e paimagjinueshme për PD qoftë kur në Uashington janë Demokratet qoftë kur aty ulen Republikanet ! Luften e saj politike dhe as fitoren e saj të ardhshme PD nuk e mendon kurrë në konflikt me SHBA-të pertej takses traumatike e lenduese që po i takon të paguajë ! Tashmë kundershtari ynë politik nuk e ka më monopolin e raporteve me SHBA as të manipulimit të tyre ! Mund ta akuzojmë sa të duam Lulzim Bashen për menyren e zgjedhur për çeshtje të së kaluares por jo që vendosi ta riktheje PD-në në misionin për të cilen u krijua si fuqia politike që çon Shqiperinë drejt Perendimit dhe sjell standartet e tij ketu ! Konfliktin tonë me SHBA e deshiron vetem kundershtari ynë !