Ish- kryeministri Sali Berisha të martën do të mbajë ‘Foltoren’ e radhës në Fier. Lajmi konfirmohet nga zyra e tij e shtypit, e cila njofton se takimi do të jetë të martën, 21 shtator në orën 18:00.
Më 16 shtator ai filloi takimet me demokratët në Tiranë teksa pesë ditë më pas duket se ka zgjedhur Fierin.
Në takimin e parë ai hodhi një sërë akuzash si ndaj Bashës ashtu dhe ndaj Ramës.
Berisha zbuloi se lëvizja e tij do të konkludojë me një referendum brenda PD ku anëtarët të shprehen me votë për vendimin e Bashës për ta përjashtuar nga grupi parlamentar.
Ish-kryeministrin Berisha ka mbetur deputet i pavarur pasi u përjashtua nga grupi parlamentar i PD nga vetë kryetari Basha, por ai kërkon që për vendimin mos shprehet vetëm ai, por të gjithë anëtarët në PD.
Berisha synon te mbaje një referendum për zgjedhjen e një kryetari të ri për PD-në, pasi sipas tij Lulzim Basha ka shkelur statutin me vendimin për të përjashtuar Berishën nga grupi i PD. Ish-lideri historik nuk e ka përjashtuar mundësinë që dhe ai vete të rikthehet përsëri në krye të “Selisë Blu”.
Njoftim nga Sali Berisha:
Diten e marte me daten 21 shtator 2021 do te mbahet ne Fier: “Foltorja per nje Parti Demokratike me te bashkuar, me te forte, me te hapur”. Ftoj demokratet dhe demokratët e Fierit te marrin pjese! Vetem te bashkuar fitojme!