Skip to content
Politikë

“I prekur thellë”, Meta mesazh ngushëllimi për ish-zytarin e LSI

· 2 min lexim

Ditën e sotme është ndarë nga jeta ish-zyrtari i LSI, Ilir Dashi. Ende nuk dihen shkaqet e ndarjes së parakohshme nga jeta të Dashit, ndërsa kolegë dhe miq kanë konfirmuar lajmin duke shprehur ngushëllimet për vdekjen e tij.

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka dhënë një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të ish-zyrtarit të LSI, Ilir Dashi.

Meta thotë se në kulmin e energjive dhe angazhimeve të shumta vdiq miku i paharruar.

Ai ngushëllon familjarët, miqtë e kolegët.

Postimi i plotë i Presidentit Meta:

I prekur thellë nga humbja e parakohshme e mikut të paharruar, Ilir Dashi.

Shumë dhembje për ndarjen e tij nga jeta, në kulmin e energjive dhe angazhimeve të shumta.

Ngushëllimet më të ndjera familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij!

Të prehet në paqen e merituar!

Prej kohësh Ilir Dashi ishte zhvendosur në Afrikën e Jugut së bashku me familjen. Hapat e parë të karrierës së tij i nisi si aktor ku mori pjesë në disa filma. Më pas vazhdoi duke u angazhuar në disa biznese ndërsa më tej i hyri politikës.

Ai e vazhdoi jetën politike si kryetar i LSI në Tiranë, drejtor në Bashkinë Tiranë, ish-drejtor i QSUT, më vonë drejtor i Hekurudhave.

Dashi gjithashtu ka qenë i angazhuar vite më parë në kinematografinë shqiptare, ku ka luajtur në disa role filmash.