Sekretarja PR të Përndjekurit Politikë në Partinë Demokratike dhe pedagogia e gazetarisë, Jonila Godole ka reaguar së fundmi në lidhje me krijimin e një agjencie të re për mediat dhe informimin. Godole e ka quajtur një ogur të keq për lirinë e shprehjes dhe gazetarinë. “Nëse kemi një agjenci informimi mediatik pranë Kryeministrit, cili rol i mbetet atëherë ATSH? Po i transmetuesit publik RTSH?”, shkruan Godole.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Godole iu bën thirrje të gjitha shoqatave të gazetarëve, si dhe këshillit të medias që të reagojnë ndaj kësaj VKM-je.
Postimi i Jonila Godoles:
Fakti qe nje nder vendimet e para te marra sot nga qeveria “Rama 3” qe krijimi i nje Agjensie per Mediat dhe Informimin, eshte ogur i keq per lirine e shprehjes dhe gazetarine.
Sepse ky duket qe do te jete mandati i propagandes dhe censures se ligjeruar me vule kryeministrore!
Sot kryeministri kurorezoi ligjin “antishpifje“, per te cilin mori goditje dy vjet me pare nga te gjitha institucionet nderkombetare.
Shpresoj qe shoqatat e gazetareve, Keshilli i Medias dhe Etikes dhe gjithe organizmat e tjera te shprehen kunder kesaj VKM qe cenon dukshem lirine e shprehjes ne Shqiperi.
Nese kemi nje agjensi informimi mediatik prane Kryeministrtit, cili rol i mbetet atehere ATSH? Po i transmetuesit publik RTSH? Taksapaguesit shqiptar nuk mund t’i kerkohet te paguaje tre institucione qe t’i sherbejne qeverise?! Dhe as nuk mund te detyrohet te paguaje kostot e ERTV; se ngado qe ta kthesh kete Agjensi, ky duket te jete misioni i saj i vertete!