Kryeministri Edi Rama ka mbledhur për herë të parë kabinetin e ri qeveritar, pas betimit të Presidenti Ilir Meta. Ai i ka paralajmëruar ministratse qeveria ka një kod etik dhe ata nuk mund të udhëtojnë me “buisness class” jashtë vendit dhe as te drekojnë përvvec festave familjare apo për arsye pune.
Rama tha se një ministër nuk mund të pranojë bileta udhëtimi nga një kompani private për bashkëshortin dhe e njëjta gjë vlen edhe për veturat. Kryeministri tha se në rastin e parë të mosrespektimit të këtyre rregullave, ministri përgjegëjs duhet të kërkojë ndjesë publike.
“Qytetarët na kanë besuar shërbimin e lartë të qeverisjes së vendit. Në kod nuk shkruhet që asnjë anëtar i qeverisë nuk mund të fluturojë me biznes clas jashtë shtetit. As edhe që të drekojnë, përveç për festa familjare, apo drekat edhe darkat janë për arsye pune. Dy të parat për udhëtimet dhe pushimet përgjithësisht janë zbatuar. Kjo ka ndryshuar më parë që anëtarët e qeverisë udhëtonin si biznesmenë apo shulleheshin në plazhet e botës. Një ministër nuk mund të pranojë bileta udhëtimi nga kompani private për bashkëshortin. E njëjta gjë vlen edhe për veturat e qarkullimit në rrugë. Po njësoj edhe ndalimi i makinës së ministrit nga familjarët në mungesë të tij. Ndalimi në kafene dhe lokale në ditët e punës. Kjo është edhe arsyeja që desha ta them që të gjithë ta dimë, qeveria ka një Kod Etik dhe nuk është vetëm një kornizë normash. Dua ta bëj me dije s enë rastin e parë të mos respektimit ministri përgjegjës duhet të kërkojë ndjesë publike,” u shpreh Rama.