Kanë dalë në dritë detaje të reja në lidhje me plagosjen me armë zjarri që ndodhi ditën e sotme në qytetin e Lezhës, ku mbeti i plagosur Paulo Bushi. Burime bëjnë me dije se Paulo Bushi dhe autori i ngjarjes Xhuljo Vokrri, janë shokë të ngushtë me njëri-tjetrin.
Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi ditën e sotme rreth orës 14: 30 dhe nuk ka ende një informacion të qartë në lidhje me motivet që çuan në përdorimin e armës.
Kujtojmë se një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në fshatin Manati të Lezhës k u është plagosur me armë zjarri një person. Sipas informacioneve nga burime zyrtare i plagosur ka mbetur 25-vjeçari Paulo Bushi Ndoj, i cili ka marrë një plagë në këmbë.
I riu ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijojnë punën për kapjen e tij.
Njoftimi i Policisë:
Lezhë/ Informacion paraprak
Plagosi me armë zjarri 25-vjeçarin, pas një konflikti për motive të dobëta, identifikohet autori i dyshuar dhe vijon krehja e zonës për kapjen e tij.
Më datë 17.09.2021, rreth orës 14:40, në fshatin Manati, Lezhë, pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi Xh.V., dyshohet se ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin P.B(N)., 25 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijojnë punën për kapjen e tij.
Grupi hetimor nën Drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.