Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca, sapo ka dalë nga institucioni i Presidencës. Sipas informacioneve të marra mësohet se ambasadori Soreca ka zhvilluar një takim me Drejtorin e Kabinetit në Presidencë, Edmond Panariti.
Takimi është zhvilluar në Presidencë gjatë kësaj paraditeje dhe nuk dihet çfarë është diskutuar.
Kujtojmë se sot Presidenti Ilir Meta ndodhet në Korçë, ku dekoroi katër ish të përndjekur politikë. Në deklaratën e tij për media, Presidenti Meta nuk ka ngurruar dhe të japë komentet e tij në lidhje me kabinetin e ri qeverisës “Rama 3” si dhe për përjsahtimin e ish-kryeminuistrit Sali Berisha nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike dhe nga Parlamenti. Meta iu përgjigj edhe interesimit të gazetarëve të cilët e pyetën për çështjen “Berisha” për të cilin dha një koment “pikant”. Meta nuk kurseu elozhet për liderin historik të PD të cilin e krahasoi me “verën e vjetër” duke thënë se: “sa më shumë rri, aq më tërheqëse bëhet”
“Situata e demokracisë është në gjendje problematike. Pas 25 prillit kishte mungesë të një parlamenti kushtetues dhe funksional, aktualisht pas 25 prillit janë mundësitë për të rivendosur plotësisht demokracisë funksionale dhe parlament funksional. Ky është qëllimi jonë që demokracia të funksionojë, të dëgjohet zëri i qytetarëve.
Dorëheqja? Nuk jemi këtu për të interpretuar për të bërë atë që kam thënë unë në studiot televizive, jam këtu për të respektuar Kushtetutën. E kam konsideruar të panevojshme dorëheqjen pas 25 prillit, protagonizmi im jo i zakonshëm nuk ka qenë i imponuar në vendosjen e demokracisë. Në kushte të përpjekjeve të pandalshme të mazhorancës për të kapur cdo institucion në mënyrën më anti-kushtetuese, donin që të kapin edhe pozicionin e presidentit për të krijuar një situata të pashpresë të demokracisë në vend. Në Kuvendin e ri Opozita të përmbushë përgjegjësitë e saj dhe të vazhdojë të jetë funksionale.
Nga ana tjetër, në një seancë maratonë, që nisi dje në orën 10:00 dhe mbaroi në orët e para të mëngjesit të sotëm, Kuvendi miratoi qeverinë e re “Rama 3” dhe programin e ri qeverisës, ndërsa tashmë ditën e nesërme pritet të bëhet betimi te Presidenti Meta.