Skip to content
Të Gjitha

Dështon për herë të pestë seanca për Shullazin, arsyeja

· 1 min lexim

Seanca për Emiljano Shullazin dhe grupin e tij ka dështuar për herë të pestë.

Arsyeja ka qenë mungesa e avokates Eralda Brahimasi, e cila mbron kryesisht Gilmando Danin.

Pas kësaj, Gjykata ka gjobitur  avokaten Brahimasi, ndërsa rastin e mungesës vendosi t’ia referojë Dhomës Kombëtare të Avokatisë.

Ndërkohë të pranishëm në seancë ishin Endrit Qyqja dhe Gilmando Dani, ndërsa të pandehurit e tjerë kanë preferuar të mbrohen nga avokatët.

Ndërkohë Gjykata pezulloi afatet e paraburgimit për të gjithë të pandehurit dhe seanca e radhës u caktua në 25 mars.