Jozefina Topalli ka komentuar ditën e sotme situatën politike në vend, por është ndalur më shumë tek situatën në të cilën ndodhet sot Partia Demokratike.
Topalli e ftuar ditën e sotme e ftuar në emisionin “Opinion”, ka thënë se kryeministri Edi Rama dhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha janë bashkë. Ndër të tjera Topalli ka bërë një paralelizëm edhe të kohës që kryetari i PD-së dhe kryeministri Rama zhvilluan debatin që përkonte me kohën që ish-kryeministri Berisha mbajti takimin me demokratët. Ish-kryetarja e Kuvendit tha se këto janë detaje të vogla, që sipas saj tregojnë se Rama dhe Basha janë bashkë.
Ndër të tjera Topalli e ka cilësuar problem kritik faktin që askush sot nuk ka pasur interes për planin e qeverisë “Rama 3” dhe as kreun e opozitës.
“Asgjë nuk shkon. Ndodhën shumë çmendurira sot. Fakti që askush nuk shikonte parlamentin, askush nuk dëgjonte programin e qeverisë dhe nuk dëgjonte kryetarin e opozitës. Ky është një problem kritik.
Unë në çdo herë që kam dalë, kam thënë që Basha dhe Rama janë bashkë. Edhe sot që e lanë në orën 18:00, ishin bashkë, edhe në këto detaje të vogla. Ata nuk kanë besuar se ata janë bashkë dhe opozita është e shitur.
Nuk ka marrë Sali Berisha vendim me djeg mandate dhe me ndjenj në çadër.
Edhe kriza që ndodhet në PD nuk zgjidhet me largimin e Bashës, që duhet të ikë një minutë e më pare”, tha Topalli., BASHA, TOPALLI