Ish-kryeministri, Sali Berisha gjatë takimit të tij të parë të mbajtur me demokratët e Tiranës, nuk i ka kursyer kritikat dhe ironinë për kreun e PD-së, Lulzim Basha për të cilin ka thënë se “ka humbur dy herë, dy herë të japi dorëheqjen”.
Ndër të tjera Berisha ka thënë se i ka treguar Bashës në zyrë skemën e 2001 që ndoqi për të ardhur në pushtet dhe pse i k,ishte të gjithë njerëzit kundër.
Në fund ai ka ironizuar Bashën duke thënë “lapsus, lapsus” dhe ka vazhduar më tej duke e quajtur ish-kryetar. Berisha e quajti ish-kryetar Bashën, kaq ka mjaftuar që demokratët në sallë të shpërthejnë në brohoritje: “O Sali, o hero gjithë Shqipëria ty të do”.
“Nëse Rama nuk i fitoi zgjedhjet, as PD nuk i fitoi. Ditën e zgjedhjeve në darkë, pollster-i më serioz që kishim, pyet zgjedhësit demokratë: Për kë votuat në PD? Vetëm 19% e tyre votuan për kryetarin. E kundërta ishte raporti në kampin tjetër. Çfarë bëri zotëria? Unë i thashë në zyrë, unë absolutisht nuk do e kapërdija më, por kisha disa probleme të mia. Ai humbi 2 herë zgjedhjet…Humbe 1 herë duhet të ikësh i humbe 2 herë 2 herë duhet të ikësh. Çfarë bëri? I tregoj të gjithë skemën e 2001, si arritëm ne në atë vit që i kisha kundërt dhe kjo ishte e vërtetë, por ne arritëm me fakte dhe dokumente të vëmë sanksione në qeverinë e Nanos. Ne si opozitë e fituam një levë tani, por e vërteta është që veçse këtu brenda treguam që na grabiti zgjedhjet me fakte dhe dokumente, por përveç kësaj, vetë ata që vendosën sanksionet u shqetësuan për zgjedhjet në Shqipëri dhe PD fitoi në 2005 zgjedhjet, në të njëjtën mënyrë që veproi Lulzim Basha për interes të karriges së tij. Duke shkelmuar miqtë e mi, që e bënë natën ditë për të fituar zgjedhjet, ai vuri përpara karrigen e tij dhe i tha atyre se keni fituar. I bënte atyre propaganda mashtruese se janë fituar më shumë vota se 2013. Por krahasuar me atë vit, PD ka marrë 74 mijë vota më pak. Në këtë rrethanë, pas kësaj që ishte për mua goditja e dy më e madhe pas humbjes së zgjedhjeve, sepse ne shkelmuam, injoruan, lumenjtë e djersës së zgjedhësve tanë dhe ne nuk ishim të zotë për asgjë, sepse kryetari ynë, ish-kryetari në fakt u mor me karrigen…lapsus, lapsus, kryetar”, tha Basha.