Ka rifilluar sërish senca m,araton plenare. Ka qenë deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ai që ka hapur këtë pjesë të tretë pas ndërprerjes që kërkoi vet Partia Demokratike.
Salianji e ka konsideruar të turpshme hyrjen në seancën e Kuvendit të deputetëve të Partisë Socialiste, teksa Grupi Parlamentar i opozitës po zhvillonte një mbledhje. Në fjalën e tij Salianji ka akuzuar qeverinë dhe kryetaren e Parlamentit se po tentojnë të pengojnë opozitën të flasë.
Po ashtu ai ika kërkuar kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla që të ndërpresin seancën për 1 orë në mënyrë që Partia Demokratike të vazhdojë mbledhjen me grupin parlamentar.
“ Ne nuk mund t’ju japim ju taktikën parlamentare dhe keni hyrë në mënyrë të turpshme dhe sallën e Kuvendit. Ose na jepni mundësinë të vazhdojmë mbledhjen këtu ose na jepni kohë të shkojmë në selinë e PD të vazhdojmë mbledhjen. Çdo shqiptar ndihet i fyer se kryetarja e re e Kuvendit që mund të kishte një tjetër sjellje të bëjë të mundur realizimin e një kërkese minimale. Nuk mund të bëhet debat dhe qeveria të përpiqet të kërkojë kohë. Kemi që në orën 10 që kërkojmë kohë që opozita të flasë. Opozita ka vetëm fjalën. Kryeministri po përdor të gjithë instrumentat më të turpshme për të penguar një të drejtë legjitime të opozitës.”- tha Salianji.